Haradinaj për zgjedhjet serbe: Zgjidhja është marrëveshja për njohje reciproke

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë ka thënë se zgjidhja është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke që do t’i rregullojë këto çështje njëherë e përgjithmonë.
“Tejzgjatja e arritjes së marrëveshjes do të përkeqësojë angazhimin tonë për paqen në Ballkan.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Para prakisht ka vlerësuar se çështja e të drejtës së votës për komunitetin serb të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë është shumë e rëndësishme, por sipas tij duhet të shmangen trajtimin e çështjeve një nga një.
Sa i përket kësaj çështje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes ka thënë se se për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë./21Media

Back to top button