Haradinaj përkujton Mehë Ukën në 23 vjetorin e vrasjes së tij

“Mehë Uka ishte gjithmonë në ballë të organizimeve për çlirim”

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përkujtoi Mehë Ukën në 23 vjetorin e vrasjes së tij. Haradinaj u shpreh se ai ka qenë  i angazhuar për bashkimin dhe lirinë e shqiptarëve.

“Mehë Uka ishte gjithmonë në ballë të organizimeve për çlirim. I angazhuar për bashkimin dhe lirinë e shqiptarëve, ai tregoi vendosmëri e guxim, e aktiviteti i tij vazhdoi edhe pas shtatë viteve të burgut politik. Ai ishte bashkëthemelues dhe udhëheqës i Unionit Studentor të Universitetit të Prishtinës, për të vazhduar më tej në organizimin e UÇK-së, deri në mbrëmjen e 28 dhjetorit 1996, kur u përjetësua. Trimat e Shalës, mbajtën me krenari emrin e tij, në Brigadën 141, nderuan me luftë e beteja kujtimin e tij. Lavdi!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Mehë Uka u lind më 20 dhjetor 1962 në Bajgorë, ku edhe kreu shkollën fillore. Të mesmen e vazhdoi në Mitrovicë, kurse në Prishtinë diplomoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e shkencave matematikore./21Media

Back to top button