Haradinaj përzgjedh kartolinat më unike për festat e fundvitit
Kartolina të punuara nga fëmijët me sindromin Down
Në prag të festave të fundvitit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përzgjedhur kartolinat më unike.
I pari i Qeverisë përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar përzgjedhjen e tij për kartolinat.
Këto kartolina unike janë të punuara nga fëmijët me Down Syndrome.
“Në përkrahje të fëmijëve me Down Syndrome, këtë vit kam përzgjedhur kartolinat unike të punuara nga ta me shumë dashuri dhe përkushtim për festat e fundvitit”, ka shkruar kryeministri./21Media