Haradinaj: PO-ja e madhe e Rahovecit për Kosovën Fituese na jep forcë mos me u ndalë

Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj po mban tubim zgjedhor në Rahovec.
Kandidati për kryeministër nga ky koalicon Ramush Haradinaj para mbështetësve atje u shpreh se Aleanca në këtë qytet i ka rezistuar kohës.
“PO-ja e madhe e Rahovecit për Kosovën Fituese na jep forcë mos me u ndalëKemi udhëtuar bashkë, në ditë të vështira e në ditë të mira.Aleanca jonë me qytetin e traditës e të trimërisë, të familjes e të bujarisë, i ka qëndruar kohës.Si gjithmonë edhe sot na dhanë shpirt e fuqi për Kosovën Fituese-137.Faleminderit Rahovec!!!”, tha Haradinaj.
Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30-Ideal u shpreh i bindur në fitoren në zgjedhjet e ardhshme, duke u mbështetur në përkrahjen masive që po merr nga qytetarët./21Media