Haradinaj pranon telegram urimi nga Trump

Trump i uron festat e fundvitit Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i nderuar nga telegrami i urimit për festat e fundvitit që ka pranuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Ai ka përmendur miqësinë e Kosovës me Amerikën duke shtuar se Kosova ecën hapave të vlerave që posedon populli amerikan.

“Nder për mua dhe Anitën të pranojmë urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Zonjës së Parë Melanie dhe të birit Barron. Në frymën e miqësisë së përhershme, Kosova aspiron ndërtimin e ardhmërisë së saj mbi themelet dhe vlerat, që përfaqësojnë shteti dhe kombi i madh amerikan. Bekuar qofshin dy popujt tanë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Edhe Presidenti i Kosovës, Hahsim Thaçi ka bërë të ditur se ka pranuar telegrame urimi për festat e fundivitit nga presidenti Trump e liderë të tjerë botëror./21Media

Back to top button