Haradinaj prezanton tri opsione që mund të ndihmojnë arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka prezantuar tri opsione që sipas tij mund të jenë kyç për një arritje të marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të komunikojnë intenzivisht me QUINT-in dhe serbët e veriut deri 1 shtator.
Tutje, Haradinaj ka thënë se BE-ja duhet t’ia dorëzojë agjendën e dialogut presidentit Biden dhe t’i ftojë liderët për një marrëveshje finale.

1. Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri me 1 shtator
2. Angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse.
3. Udhëheqësit e BE-së, të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë.
Kuptohet, Kosova duhet t’i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për policinë e Kosovës“, ka shkruar ndër tjera Haradinaj./21Media
Back to top button