Haradinaj priti në takim Sylejman Selimin

“E drejta dhe e vërteta e Kosovës gjithmonë do të dalin fitimtare!”

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimin.

Haradinaj ka publikuar një fotografi me të në llogarinë e tij “Facebook” dhe ka shkruar se e drejta dhe e vërteta gjithmonë do të dalin fitimtare.

“Pata nderin ta pres Gjeneralin e Lirisë, Sylejman Selimin. E drejta dhe e vërteta e Kosovës gjithmonë do të dalin fitimtare!”, ka shkruar Haradinaj.

Më 25 janar ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është liruar me kusht.

Gjeneral Sylejman Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015, duke u dënuar më 6 vjet burg. Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”./21Media

Back to top button