Haradinaj: Prodhimet e Kosovës konkurruese në tregun evropian

Haradinaj tha se do të punoi krahë për krahë me bujkun, prodhuesin, ndërmarrësit e tërë Kosovës

Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se prodhimet e Kosovës do të jenë konkurruese në tregun evropian dhe më gjerë.

Ai përmes një postimi është shprehur se nuk do të bëhen premtime që s’përkojnë me realitetin.

”Bujqit, prodhuesit dhe bizneset nga Vushtrria do të përkrahen fuqishëm përmes dyfishimit te fondit për bujqësi si dhe fondit për investime për sektorin privat – bizneset e vogla dhe të mesme. Do të punojë krahë për krahë me bujkun, prodhuesin, ndërmarrësit e Vushtrrisë, e të gjithë Kosovës, për të gjetur zgjidhje për të gjitha problemet që rëndojnë mbi ta dhe përmes vendimmarjes së përbashkët do të ndikojmë në hapjen e vendeve të reja të punës, si dhe rritjen e produktivitetit e të cilësisë së produkteve dhe shërbimeve”, ka shkruar Haradinaj në facebook./21Media

 

Back to top button