“Hoti e luftoi dhe ndali krimin dhe korrupsionin në dogana dhe ATK”

Mustafa tha se Hoti ka dhënë dëshmi se si luftohet krimi dhe korrupsioni

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka thënë të dielën në Klinë se kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, e ka luftuar dhe e ka ndalur krimin dhe korrupsionin në Doganat e Kosovës dhe Administratën Tatimore dhe si rezultat i kësaj janë shtuar të hyrat në arkën e shtetit për 400 milionë euro.

“Profesor Hoti ka dhënë dëshmi se si luftohet krimi dhe korrupsioni. Meqenëse ai ka arritur që ta luftojë dhe ta ndalë krimin e korrupsionin në Doganat e Kosovës dhe Administratën Tatimore, këtë do ta bëjë në të gjitha institucionet tjera gjatë mandatit katërvjeçar”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se Hoti është i guximshëm, i aftë dhe punëtorë për të drejtuar qeverinë e ardhshme.

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se bashkimi i partive të djathta, shoqërisë civile, grave dhe të rinjve do të rezultojë me fitoren e sigurt në zgjedhjet e 11 qershorit.

Fadil Gashi, kryetar i Degës së LDK-së në Klinë ka thënë se Abdullah Hoti është njeriu i duhur për ta udhëhequr Qeverinë e re./21Media

Back to top button