Haradinaj reagon për sulmin ndaj Duriqit

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar  nga organet e drejtësisë që të ndricojnë rastin e sulmit ndaj gazetarit, Visar Duriqi.

Haradinja përmes një postimi në rrjetet sociale e ka quajtur këtë si akt qyqar.

“Dënoj ashpër sulmin qyqar ndaj gazetarit Visar Duriqi.  Kërkoj që organet e rendit të zbardhin rastin dhe uroj të jetë i fundit.  Fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt.”, ka shkruar Haradinaj.

Gazetari Visar Duriqi,  u sulmua mbrëmë është sulmuar fizikisht nga tre persona./21Media

Back to top button