Jahjaga: Drejtësia po funksionojka shkëlqyeshëm kur kryes të vrasjeve janë gratë

 

Ish- presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar pas rastit ku një grua u dënua me 18 vjet burg për vrasjen e të dashurit të saj.

Ajo ka adersuar kritika ndaj sistemit të dretjësisë për të cilin ka thënë se kur është fjala dënmin e grave funksionon shkëlqyeshem, por jo në të njëjtën mënyrë edhe pë burrat.

“Sistemi i drejtësisë, pra, po dijka të funksionojë par excellence kur kryes të vrasjeve janë gratë. Ndërsa, kur gratë janë viktima dhe vriten nga burrat e tyre, e tërë Kosova duhet të ngrihet në protestë për t’u bërë thirrje gjykatave që t’u shqiptojnë vrasësve dënimet e merituara. “, ka shkruar Jahjaga.

Tutje ajo ka thënë se kjo nuk duhet të ndodhte në një vend ndaj të cilit është ushtruar dhunë nga okupuesit.

“Çfarë ironie e hidhur e një populli i cili është vrarë nga okupuesit e tij me shekuj të tërë. Lirinë dhe pavarësinë e ndërtuam mbi premisat e barazisë, drejtësisë, dhe barazisë para drejtësisë! Nuk kemi bërë asgjë nëse shkas për devijimet nga këto vlera e parime bëhet gjinia!”, ka thënë Jahjaga.

Gjykata Themelore në Ferizaj sot ka shqiptuar dënimin prej 18 vjetësh burg ndaj një gruaje e cila ka vrarë të dashurin e saj në gusht të vitit 2018./21Media

Back to top button