Haradinaj: Reformat në drejtësi duhet të bëhen në partneritet me ShBA-të dhe BE-në

 
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se reforma në drejtësi duhet të jetë e vazhdueshme dhe institucionale, në partneritet me SHBA-të dhe BE-në.
Haradinaj, gjithashtu ka thënë se sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës, por jo me shkarje për emërime politike.

“Reforma në drejtësi duhet të jetë e vazhdueshme dhe institucionale, në partneritet me SHBA dhe BE. Sistemi i drejtësisë është vlerë universale dhe çdo tendencë për shfrytëzim të të njëjtit për përfitime të brendshme partiake nuk duhet të tolerohet. Sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës por jo me shkarje për emërime politike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media
Back to top button