Infermieri shpallet fajtor për vrasjen e pacientëve

Një infermier në Teksas është shpallur fajtor për vrasjen e katër pacientëve që vdiqën pasi ai u injektoi atyre ajër pas operacioneve në zemër.
William Davis, 37 vjeç, u dënua për vrasje të rëndë nga një gjykatë të martën dhe tani mund të përballet me dënimin me vdekje.
Prokurorët thanë se ai kishte në shënjestër shtatë persona nga qershori i vitit 2017 deri në janar të vitit 2018, transmeton rtv21.tv.
Burrat, të moshës midis 47 dhe 74 vjeç vdiqën nga dëmtimi fatal i trurit pasi ajri u injektua në linjat e tyre arteriale.
Gjykata dëgjoi se katër burrat e vrarë nga Davis fillimisht ishin shëruar mirë nga operacionet e tyre dhe se mjekët ishin të habitur se si gjendja e tyre ishte përkeqësuar kaq shpejt.
Në pamjet e sigurisë Savis shihet duke hyrë në dhomën e njërit prej pacientëve. Më vonë ai vdiq nga injeksioni.
Prokurorët tani do të kërkojnë dënimin me vdekje për Davis, për të cilin ata thonë se “gëzonte” kryerjen e vrasjeve dhe “i pëlqente të vriste njerëz”.
Davis do të mbetet në paraburgim në burgun e Qarkut Smith./21Media

Back to top button