Haradinaj shkon në vizitë ngushëlluese te familjet e viktimave në Gllogjan
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka vizituar familjarët e viktimave që u vranë dje pas një sulmi me armë zjarri në Deçan.
“Homazhe në Kompleksin Memorial të ZO të Dukagjinit dhe vizitë ngushëlluese te familjet Mustafaj e Hamzaj në Gllogjan”, ka shkruar Haradinaj.
Ndërsa, Haradinaj u zotua se do të punojnë që të vendoset drejtësia.
Të premten rreth orës 19:00 tre persona janë vrarë dhe një është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka thënë se dyshohet se autobusi është sulmuar me kallash AK-47 nga një i dyshuar i panjohur.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është në procedurë hetimore./21Media