Familjet e nxënësve të vrarë hapin të pame të përbashkët, nesër varrimi

Familjarët e dy nxënësve të vrarë nga sulmi me armë zjarri në Gllogjan të Deçanit kanë hapur të pame të përbashkët. Këtë e kanë konfirmuar familjarët e viktimave duke thënë se çdo minutë është i rëndë për ata derisa nuk kapet personi i cili e kreu vrasjen në Gllogjan të Deçanit.
Kryetari i fshatit, Mustafë Selmani për RTV21 ka thënë se varrimi i dy nxënësve do të bëhet nesër rreth orës 14:00.
 

Ndërkohë sonte duke filluar nga ora 16:00 në qytetin e Deçanit do të ndizen qirinjë në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet.
Të premten rreth orës 19:00 tre persona janë vrarë dhe një është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka thënë se dyshohet se autobusi është sulmuar me kallash AK-47 nga një i dyshuar i panjohur.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është në procedurë hetimore./21Media

Back to top button