Haradinaj shpreson të ndryshojnë konceptet e kryeministrit dhe presidentes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se shpreson se tash që kanë ndryshuar konceptet e të gjithë botës demokratike për Rusinë dhe gazin rus, të ndryshojnë edhe konceptet e kryeministrit e të presidentes të Kosovës.
Sipas tij, ata duhet të ndryshojnë qëndrim dhe urgjentisht e pa asnjë vonesë t’i hapin rrugë projektit të gazsjellësit Shkup-Prishtinë.
“Gazpromi rus ka vdekur, prandaj mos e vajtoni më!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button