Rusia shqyrton mundësinë që të shesë gazin dhe naftën me Bitcoin

Rusia mund të pranojë Bitcoinin nga disa vende, si pagesë për naftën dhe gazin, sipas një zyrtari të lartë rus, Pavel Zavalny.
Pavel Zavalny tha se vendet që nuk e kanë sanksionuar Rusinë, mund të lejohen të paguajnë me monedhat e tyre lokale, shkruan BBC.
Zavalny, i cili kryeson komitetin e Dumës Shtetërore të Rusisë për energjinë, përmendi Kinën dhe Turqinë si ndër vendet që “nuk ishin të përfshirë në presionin e sanksioneve”.
Në fillim të kësaj jave, presidenti rus Vladimir Putin tha se ai dëshironte që vendet “jomiqësore” të blejnë gazin e saj me rubla.
Lëvizja mendohet se synon të nxisë monedhën ruse, e cila ka humbur mbi 20% në vlerë këtë vit. Rusia është eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror dhe furnizuesi i dytë më i madh i naftës./21Media

Back to top button