Haradinaj: Shqetësimet tona për Ujmanin, kanë reflektuar në marrëveshjen e nënshkruar

 

Kryetari i AAK-së, Ramjush Haradinaj pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se është i lumtur që shqetësimet e tij në pikën kontestuese për Ujmanin kanë reflektuar në këtë marrëveshje.

“Besimi ynë në rolin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka qenë i paluhatshëm dhe i tillë mbetet! Faleminderit President Trump! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, ka shkruar në Facebook Haradinaj.

 

Marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë. Prezent në këtë ceremoni ishte vet presidenti amerikan Donald Trump. /21Media  

Back to top button