Haradinaj: Sllovenia partner i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës
Kreu i Qeverisë tha se Sllovenia është një nga partnerët më të mirë ekonomik dhe politik të Kosovës Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, k
Kreu i Qeverisë tha se Sllovenia është një nga partnerët më të mirë ekonomik dhe politik të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Gjatë takimit, Haradinaj e falënderoi Presidentin Pahor për ndihmën që Sllovenia i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e procesit të shtetndërtimit dhe të konsolidimit të institucioneve në vend, duke vlerësuar se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve mund të fuqizohen edhe më shumë në bashkëpunimin ekonomik dhe atë tregtar.
“Sllovenia është një nga partnerët më të mirë ekonomik dhe politik të Kosovës dhe vendi ynë është i fokusuar që kjo miqësi dhe ky bashkëpunim të vazhdojë. Kosova është vend i përshtatshëm për investimet e huaja direkte”, ka shtuar Haradinaj.
Me këtë rast, i pari i Qeverisë së Kosovës kërkoi mbështetjen e Sllovenisë në proceset euro-atlantike të Kosovës, me theks të veçantë në liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Presidenti Pahor ka theksuar gatishmërinë e Sllovenisë që ta mbështesë Kosovën në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, por edhe përkrahjen në zhvillimin ekonomik./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






