Haradinaj pret në një takim partitë e komuinitetit jo shumicë

AAK në takim me minoritetet

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj sot do të presë në një takim partitë e komuinitetit jo shumicë, për t’u konsultuar për formimin e qeverisë së re, mëson RTV21.

Këshilltari i kryetarit të AAK-së, Avni Arifi, tha se nëse koalicioni PAN nuk ia del të arrijë marrëveshje me partitë apo koalicionet tjera, atëherë do të nisin biseda me deputetë individualë për të formuar Qeverinë e re.

Megjithatë, ligjvënësit minoritarë deri më tani janë shprehur të pavendosur për ta votuar kandidatin e koalicionit PAN për shef të ri të Qeverisë./21Media

Back to top button