“Teleperformance” tash edhe me një degë në Kosovë

Prishtina po bëhet me një qendër për shërbime

Ministri në detyrë, Arban Abrashi ka marrë pjesë në hapje të degës së “Teleperformance” në Prishtinë.

Ministri Abrashi tha se me hapjen e Telepermances në Kosovë po përmirësohet imazhi i Kosovës dhe se po hapën rrugë për investitorë të rinj të huaj në Kosovë.
Ai tha se do ta kenë mbështetjen e institucioneve të vendit për trajnimin dhe pagesat e punëtoreve.

I pranishëm në këtë hapje ishte edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili tha se edhe Prishtina po bëhet me një qendër për shërbime, fal aftësive të të rinjve kosovarë.

Ai tha se në këtë mënyrë tashmë po tërheqin kompanitë të mëdha për të investuar në Kosovë.

‘Teleperformance’, është kompania më e madhe globale për shërbime ndaj klientëve. Kjo kompani në bashkëpunim me kompaninë vendore ‘HumanPower’, ka të punësuar afër 100 persona, ndërsa deri në fund të vitit planifikon të punësojë më shumë se 250 punëtorë.

“Teleperformance” është kompania më e madhe globale në shërbimin ndaj klientëve, e cila ka të punësuar më shumë se 220 mijë persona në mbarë botën.

Back to top button