Haradinaj-Stublla shpallet e pafajshme

 

Lirohet nga aktakuza ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

Sot është shpallur aktgjykimi ndaj ministres së punëve të jashme, Meliza Haradinaj-Stublla. Ajo akuzohej nga Prokuroria, për mosdeklarim të pasurisë. Me këtë aktgjykim të shpallur Haradinaj-Stublla është liruar nga aktakuza.

Gjykata e arsyetoi lirimin e të njëjtës, me atë se nuk është provuar se ekzistojnë elementet e veprës penale, për të cilën akuzohet Haradinaj-Stublla.

Kujtojmë se më datë 18 dhjetor 2020 në seancën fillestare të rigjykimit, Haradinaj ishte deklaruar rreth fajësisë.

Meliza Haradinaj – Stublla, e cila ishte ministre në detyrë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ishte dënuar nga Gjykata me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 8 muajve./kallxo

Back to top button