Haradinaj – Stublla takoi Mark Gjonajn

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me anëtarin e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, shqiptaro-amerikanin, Mark Gjonaj.

“Kënaqësi të takoj në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, anëtarin e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj. E falënderova për përkushtimin e vazhdueshëm të tij dhe komunitetit shqiptaro-amerikan në përpjekjet për fuqizimin dhe unifikimin e interesave tona kombëtare”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla.

Gjatë këtij takimit, kryediplomatja Haradinaj Stublla diskutoi me Gjonaj për zhvillimet politike në rajon, dhe u dakorduan për koordinimin e mëtutjeshëm të veprimeve konstruktive dhe rolit strategjik që duhet të kenë shqiptarët në këto zhvillime.

Back to top button