Haradinaj takim njohës me shefin e ri të EULEX-it

Haradinaj uroi Wigermark për detyrën e re

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim njohës shefin e ri të EULEX-it, Lars – Gunnar Wigermark.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj, e ka uruar Lars Gunnar Wigermark për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit në proceset e interesit të përbashkët mes EULEX-it dhe institucioneve të vendit.

Kryeministri në detyrë Haradinaj, po ashtu, e ka njoftuar shefin e ri të EULEX-it për zhvillimet e sundimit të ligjit dhe ato të sigurisë në vend./21Media

Back to top button