Vdekje e dyshimtë, një 50 vjeçar gjendet i varur në litar

Rasti ka ndodhur në Broboniq të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një 50 vjeçar i varur në litar, në një zonë malore në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Sipas një komunikate për media, policia ka bërë të ditur se ngjarja është raportuar sot rreth orës 10:00.

Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë ka mbërritur edhe ekipi mjekësor, ku mjeku kishte konstatuar se viktima S.H. 50 vjeçar, ishte pa shenja jete.

Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet drejt ndriçimit të rrethanave të rastit.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë’’./21Media

Back to top button