Haradinaj: Takimi i Washington-it mundësi e mirë për marrëveshjen finale

 

 

Takimi i cili është paralajmëruar që do të mbahet sot në mes të liderëve të partnerëve të koalicionit qeverisë është shtyrë për të hënën.

Këtë e konfirmoi edhe vetë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se qëllimi i këtij takimi është përgatitja dhe konsulta për takimin e 2 shtatorit në Amerikë.

Pavarësisht se është thënë se në Washington do të diskutohen vetëm çështjet ekonomike, Haradinaj tha se ky takim është një mundësi e mirë që të arrihet marrëveshja finale.

Është shtyrë për të hënën takimi, do të mbahet të hënën. Konsulta për takimin e 2 shtatorit që të jemi sa më të përgatitur për ketë takim… me rëndësi është që takimi i 2 shtatorit të përgatitet sa më seriozisht e të shfrytëzohet çdo mundësi që të arrihet marrëveshja për njohje reciproke sepse është e mundur sepse është një mundësi vërtetë e mirë që të arrihet marrëveshja për njohje. Krejt qëllimi është të përgatitemi dhe me qenë të zot e të mirë për te pasur sukses”, tha ai.

Haradinaj theksoi se në këtë takim do jenë vetëm liderët e partive të koalicionit qeverisë por që konsultimet do bëhen edhe me liderët e partive opozitare.

Ai konfirmoi se në takimin e të hënës do të marrë pjesë edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Takimi është ftuar njëhërë për liderët e koalicionit, por me siguri duhet me u konsultuar edhe me liderët e partive opozitare”, tha ai.

Back to top button