Haradinaj takoi ambasadorin Hovenier: Partneriteti me ShBA-të është afatgjatë dhe strategjik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në Ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Pas takimit, Haradinaj ka thënë se ka prezantuar qëndrimin e AAK-së në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Prezantova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë dhe strategjik”, ka thënë Haradinaj./21Media

Back to top button