“Papastërtia është sëmundje”, LVV me aksion para komunës për bërllokun në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka reaguar për shkak të problemeve që janë krijuar nga mos grumbullimi i mbeturinave në kryeqytet. LVV përmes një aksioni sot kërkoi nga komuna të reagojë urgjent në lidhje me mbeturinat, në të kundërtën sipas tyre, adresa ku duhet hedhur mbeturinat qytetarët është komuna.

“Papastërtia është sëmundje. Lagjet tona janë mbushur me mbeturina. Trotuaret, rrugicat, parqet, veç kanë filluar të kundermojnë”, thuhet në shkrimin e LVV-së në Facebook.

Në reagimin e tyre thuhet se sot në ditën që njihet si Dita e Verës, në vend se të flasim për përmirësimin e kushteve e hapësirave të gjelbëra ende duhet të mirremi me një problem kaq elementar siç është papastertia.

Sipas tyre Prishtina kurrë s’ka qenë me keq në këtë pikë.

“Duke e ditur rrezikun që shkakton ky fenomen në përhapjen e virusëve e sëmundjeve të ndryshme, në shtimin e numrit të qenëve endacak, e në shumë aspekte tjera, duhet reagim urgjent i Komunës. Me 09 Tetor 2021, Kryetari Rama premtonte se Prishtina do të ndryshonte tërsisht pamjen përmes menaxhimit efikas të mbeturinave. Uran Ismaili po ashtu premtonte se brenda 100 ditëve do ta zgjidhte përfundimisht problemin e mbeturinave. E sot, edhe pse kanë kaluar 462 ditë, që LDK e PDK qeverisin bashkë, situata me mbeturina vetëm se është degraduar edhe më shumë dhe gjendja është alarmate. Këtë situatë si duket nuk po e shohin vetëm komunarët në pushtet, andaj sot mbeturinat që nuk po i largon kompania komunale, i larguam ne, nga qendra e qytetit dhe i sollem tek Komuna e cila duhet t’i heq sa më parë këto dhe të tjerat në rrugët e Prishtinës”, vijon reagimi i LVV-së.

Tutje në reagimin e LVV-së thuhet se nëse Komuna nuk bënë zgjidhje për këtë problem, atëherë adresa ku duhet t’i hedhim mbeturinat është Komuna e Prishtinës./21Media

Back to top button