Haradinaj takon Jasharajn: Ka vetëm një zgjidhje, rritja e pagave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka takuar kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharajn, me ç’rast ka theksuar se partia e tij i mbështetë kërkesat e drejta të sindikatave në mbarë vendin.
“Qeveria të procedojë sa më parë Ligjin e Pagave.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës e ka nisur grevën më 25 gusht me kërkesën për ndarjen e pagave shtesë nga 100 euro çdo muaj deri në miratimin e ligjit të pagave. Kryeministri Kurti e ka quajtur të paarsyeshme grevën në arsim, duke kërkuar që mësimdhënësit t’i kthehen punës në procesin e rregullt mësimor. Kryetari i Sindikatës së Bashkiar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, ka deklaruar se greva do të ndalet kur të plotësohen kërkesat e tyre./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button