“Procesi i vetingut mos të ndërlidhet vetëm me raste të caktuara”

Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se vetingu është e vetmja rrugë për të pastruar dhe rregulluar sistemin e drejtësisë.
Lavdim Makshana nga ky Institut i tha RTV21 se pas rekomandimit të komisionit të Venecias, tani nuk ka nevojë as të kontestohet çështja se a duhet të bëhet veting apo jo ngase nevoja për veting është domosdoshme. Por, Makshana kërkon që procesi i vetingut mos të ndërlidhet vetëm me raste të caktuara siç ishte rasti i dhunës seksuale.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ia dorëzuan sot dosjen për Vetting në drejtësi, kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, pak kohë pasi fajësuan gjithë sistemin e drejtësisë në Kosovë për një varg dështimesh. Duke e përmendur rastin e fundit të përdhunimit të vajzës së mitur 11 vjeçare në Prishtinë, Kryeministri Kurti tha se në rastin e saj ka dështuar zinxhiri institucional përgjegjës për ndjekjen penale. Kurti fajësoi gjykatësit e prokurorët për përsëritjen e rasteve të përdhunimeve./21Media

|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button