Haradinaj: Taksa ndaj mallrave serbe edhe mund të rritet

Kreu i ekzekutivit u takua me deputetët të Komisionit për Legjislacion

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lënë të hapur mundësinë që taksa ndaj produkteve serbe të rritet. Këto deklarime kreu i ekzekutivit i bëri pas takimit që zhvilloi me anëtarët e Komisionit për Legjislacion.

I pyetur për kërcënimet nga Lista Serbe për rrëzim të Qeverisë, Haradinaj tha se ai është qëndrim i tyre të cilën nuk e diktojmë.

“Para se me shkua në zgjedhje të reja po kqyrim me e nxjerr liberalizimin, e para se me nxjerr në parlament nuk kemi pse me spekulua… Sa i përket qendërimit të partnerit të koalicionit në këtë rast të Listës Serbe është qëndrim i vullnetit të tyre, është vullnet i lirë politik dhe ne nuk e diktojmë atë. Kuptohet agjenda e Kosovës vazhdon, jemi në punë…u tha mundet edhe me u rritë taksa, mundet me u bë edhe më naltë”, ka thënë ai.

Tutje ai tha se Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera po punojnë që të kryen disa detyra shtesë për liberalizimin e vizave.

Back to top button