Haradinaj: Të angazhohemi të gjithë për një mjedis të pastër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë duhet të angazhohemi të gjithë për një mjedis të pastër, nga i cili varet cilësia e jetës sonë.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 22 prillit, Ditës së Tokës.

“Më 22 prill 1970, për herë të parë filloi të festohej Dita e Tokës. Kjo ditë e veçantë shënohet për të ngritur vetëdijen për rëndësinë vitale që ka mjedisi ku jetojmë, për të na ndërgjegjësuar që ta ruajmë ajrin, ujin dhe tokën, për veten dhe për gjeneratat që vijnë”.

“Tani është koha që të angazhohemi të gjithë për një mjedis të pastër, nga i cili varet cilësia e jetës sonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Back to top button