Tërhiqet nga asambleja Haradinaj!

Ish-kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, është tërhequr nga asambleja e Komunës së Prishtinës.
Haradinaj ka thënë se vendin ia ka liruar Taulant Maxharrajt.
” Unë dhe lista ime kemi hyrë në garë për Prishtinën me të vetmin parim, ndryshimin. Gjatë tërë fushatës kemi përkrahur ndryshimin dhe të njëjtin do të vazhdojmë ta përkrahim. Ne nuk kemi hyrë në garë për pazare e as për kalkulime. Aleanca në Prishtinë ka korrur sukses të konsiderueshëm dhe do të punojmë bashkë në konsolidimin e degëve të Prishtinës me kuadro të reja dhe profesionale. Ne do vazhdojmë përkushtimin tonë në cilindo pozicion që jemi.”, ka shkruar në Facebook Haradinaj./21Media

Back to top button