Haradinaj thotë se policia ka presion politik nga Kurti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hradinaj tha se Policia e Kosovës ka presion politik nga Qeveria.
Ai kujtoi themelimin e Policisë më 6 shtator 25 vjet më parë, si dhe policët e rënë në detyrë.
“Kemi shumë punë për ta forcuar dinjitetin, kushtet dhe pajisjet e Policisë sonë. Prioritet do të jetë paga minimale prej 1.000 euro brenda Policisë dhe sigurimi shëndetësor. Modernizimi i pajisjeve të Policisë do të bëhet gjithashtu. Policia sot nuk e ka kujdesin e Qeverisë, por e ka presionin politik mbi të! Kurti edhe i sulmoi me gurë sa ishte në opozitë, edhe po e instrumentalizon Policinë për interesa elektorale sa është në Qeveri. Ai nesër në 25-vjetorin e Policisë mund t’ju mbajë një fjalim prekës, por prapa fjalëve vetëm mashtrimin ka qëllim. Për pak javë kjo do të përfundojë.”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Derisa në fund pati një porosi për policinë.
“Policia është e Kosovës. Qëndroni të tillë. Mos u bëni instrument në duar të pasigurta!”, përfundoi Haradinaj./21Media