Kaloni te përmbajtja kryesore

Stano: Kosova t’i evitojë veprimet e pakoordinuara që mund t’i rrisin tensionet

Autoritetet e  Kosovës duhet të të evitojnë çdo veprim të njëanshëm pakoordinuar që mund të kontribuojnë në rritje të tensioneve edhe më tepër.  Kështu deklaroi sot në një konferëncë për media Zëdhënësi i Bashkimit  Evropian, Peter Stano.

Ai u pyet  për mbylljen institucioneve paralele serbe në veri dhe ftesës së pesë zyrtarëve të Listës Serbe nga Policia e Kosovës.

“Ne kemi një situatë që edhe ashtu është tashmë shumë e paqëndrueshme, e shqetësimi ynë kryesor është…e ky është mesazhi kryesor për autoritetet e Kosovës  të evitojnë çdo veprim e hapa të njëanshëm e të pakoordinuar që kontribuojnë në rritje të tensioneve dhe përshkallëzimin edhe më tepër të tensioneve. Kështu që po angazhohemi me partnerët në Kosovë, po u dërgojmë mesazhe dhe shpresojmë që të jemi në gjendje të zgjidhim më në fund këto çështje, në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha Stano.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button