Haradinaj thotë se Qeveria po bën çmos për të mos implementuar projektet e ShBA-së

 
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thënë se Qeveria Kurti po bën çmos të mos implementojë projektet e ShBA-së.
Sipas tij qeveria po punon edhe kundër UÇK-së.
“Ky kurs i politikës së jashtme është mjaft i qartë. Dy faktor nuk kanë pushtet ekzekutiv në vend janë UÇK dhe Amerika, ndikim po, se jemi të këtij vendi, por dy faktor nuk janë pushtet ekzekutiv. Po bëhet çmos në mënyrë konsistente mos me leju që aspekte implementuese me ndodh ato projekte që i propozon dhe synon Amerika, vonohen deri edhe te marrëveshjet bilaterale me qëllim”, ka thënë ai./21Media

Back to top button