​Pas Japonisë, tërmeti godet Indonezinë

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi Indonezinë të shtunën, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Epiqendra e tërmetit ishte 102 kilometra në jug të Banjar, Java Perëndimore, në një thellësi 68.3 kilometra nën sipërfaqe. Nuk ka raportime për viktima dhe dëme materiale.

Po sot ka ndodhur një tjetër tërmet prej 6.9 ballë në Japoni, pa asnjë raportim të menjëhershëm për humbje jetësh apo dëme në infrastrukturë, sipas Kyodo News.

Back to top button