Haradinaj tregon sukseset, sfidat, dhimbjet dhe krenaritë e këtij viti

Haradinaj uron festat duke treguar mësimet që ka marrë nga viti që po lëmë pas

Zyra e Kryeministrit të Kosovës organizoi pritjen e fundvitit. Kryeministri në largim, Ramush Hardinaj tha se gjatë kësaj pritje përmbyll një vit me suksese, sfida e dhimbje. Haradinaj përmes një postimi në Facebook përmendi sukseset.

“1. Ushtria e Kosovës po konsolidohet në ushtri inteligjente me standarde të NATOs;
2. Kosova ka arritë pavarësinë energjetike dhe Trepça është gati për investime;
3. Investitori i parë strategjik SOWI + Parku ITP – me Gjermaninë;
4. Shtrirja e sundimit të rendit dhe ligjit edhe në Veri të vendit;
5. Transparencë e plotë në qëndrime politike, vendime dhe qasje në dokumente zyrtare – tani më është bërë ndryshimi duke instaluar kulturën qeverisëse me llogaridhënie të plotë.”, shkroi Haradinaj.

Sfidë sipas tij mbetet mosliberlaizmi i vizave, dialgou taksa 100%.

“1. Injorimi i arritjeve të Kosovës drejt liberalizimit të vizave për arsye politike nga BE;
2. Rikthimi i dialogut në binarë – dialog mes shteteve e jo dialog për nënshtrim – Kjo logjikë duhet të vazhdojë deri në njohje reciproke në kufijtë ekzistues pa vonesa e sfida artificiale;
3. Mbajtja e taksës 100% e cila nuk e pengon reciprocitetin. Tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s e jo Rusisë.
4. Keqpërdorimi i ndjenjave fetare për përfitime gjeopolitike është i rrezikshëm dhe ne duhet të jemi bashkë në luftimin e kësaj.”, përmendi Haradinaj.

Ky vit tha Haradinaj u shoqërua edhe me dhimbje siç është tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri dhe sulmet e terroriste anë e mbanë botës.
E krenari për Haradinaj mbeten sukseset e shqiptarëve nëpër botë, në sport e kulturë.

Ndërsa ky vit siç shkroi Haradinaj i solli edhe mësime.

“1. Kur jemi unik jemi më të fortë – bashkë në tema nacionale.
2. Kalkulimet për një grusht votash nuk e bëjnë shtetin.
Ju uroj festat e fundvitit!
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e Bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj.”, përfundoi postimi i Haradinaj.

Kujtojmë se kryeministri në detyrë, Haradinaj dha dorëheqje nga ky post në korrik të këtij viti, pasi që mori ftesë nga Gjykata Speciale./21Media

Back to top button