Kosnett siguron përkrahjen e Amerikës për Kosovën edhe në vitin 2020

Kosnett uron Vitin e Ri në gjuhën shqipe

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kossnet, në prag të festive të fundvitit bashkë me gruan e tij, Alison ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ai përmes një videoje të publikuar në Facebook ka siguruar kosovarët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën.

“Përshëndetje për të gjithë. Unë dhe Alison kemi qenë përgjatë një viti në Kosovës. 2019 ishte një vit mjaft emocionues dhe 2020 do të jetë një vit i tillë kur SHBA do të vazhdojë përkrahjen për njerëzit në Kosovë, në përpjekje për të ndërtuar të ardhmen, drejtësinë dhe prosperitetin”, ka thënë diplomati amerikan.

Ndërsa, sot urime për vitin e ri populli i Kosovës ka pranuar edhe nga Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, si dhe kancelarja Angela Merkel./21Media

Back to top button