Haradinaj uron besimtarët për fillimin e Muajit të Ramazanit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajit e shenjtë të Ramazanit.

Haradinaj ka thënë se forcimi i ndjenjës së sakrificës, vetëpërmbajtjes dhe mëshirës, janë disa nga vlerat e këtij muaji.

“Besimtarët myslimanë në Kosovë e mërgatë, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Myftiun Naim Tërnava, i uroj për fillimin e muajit të Ramazanit. Rritja e besimit, forcimi i ndjenjës së sakrificës, vetëpërmbajtjes dhe mëshirës, janë disa nga vlerat e këtij muaji, të mishëruara me shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre. Paçit agjërim të lehtë e të pranueshëm!”, ka shkruar Haradinaj./21Media

Back to top button