Haradinajt: Kosova nuk mund të qëndrojë e qetë, kur Qeveria na e ngulë thikë pas shpine

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ligjit që u miratua të enjten për pagën minimale, i cili nuk u garanton pension në vlerë të kësaj page veteranëve të luftës.
Thikë pas shpine sipas tij është edhe “prishja e marrëdhënieve me aleatët e Kosovës, BE-në dhe SHBA-në, që rezultoi me përjashtimin e Kosovës nga ‘Defender 23’, duke e komplikuar tej mase aspiratën e Kosovës për anëtarësim në strukturat euro-atlantike”.
Ai ka thënë se “Kosova nuk mund të qëndrojë e qetë, në kohën kur Qeveria e vendit, na e ngulë thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti, në lidhjen më të shenjtë të Kosovës, me NATO-n, Amerikën dhe me kategoritë e lirisë”.
“Do të jemi të pakompromis dhe më të vendosur se kurrë në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarit, aspiratës sonë për anëtarësim në NATO, në ruajtjen e miqësisë me aleatët tanë, Amerikën dhe BE e në mbrojtje të vlerave të lirisë sonë”, ka shkruar Haradinaj./21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA