Harry dhe Meghan ndodhen në zonën e rrezikut nga zjarret në Kaliforni
Derisa zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë Los Anxhelosin Princi Harry dhe Meghan Markle mund të detyrohen të evakuohen nga rezidenca e tyre prej 14 milionë dollarësh në Montecito, Kaliforni.
Aktualisht, Princi Harry dhe Meghan Markle ndodhen në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni, teksa zjarret po digjen në një distancë prej andej.
Siç raporton BBC, Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë tronditur nga situata dhe po ndjekin me vëmendje zhvillimet.
Ndërkaq një zëdhënës i Kalifornisë Jugore konfirmoi për Telegraph të mërkurën se prona e Dukës dhe Dukeshës së Sussex bie brenda një zone “me rrezik të lartë zjarri”.
Çifti ka banuar në shtëpinë 18,000 metra katrorë me dy fëmijët e tyre – Princin Archie, 5 vjeç dhe Princeshën Lilibet, 3 – që kur dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020 dhe u transferuan në Bregun Perëndimor.