Harry Styles thyen një tjetër rekord me “As It Was”

Hiti i Harry Styles “As It Was” ka shënuar javën e 15-të në krye të Billboard Hot 100, duke thyer rekordin e mbajtur më parë, bashkë me Mark Ronson dhe Elton John.
Hitet e tyre, “Uptown Funk” dhe “Candle in the wind” kaluan secila 14 javë në vendin e parë të tabelës.
Styles është gjithashtu në vendin e parë në tabelën e biletave të kinemasë në SHBA me filmin e tij “Don’t Worry Darling”.
Ndërkohë, ish-ylli i One Direction ka ndjekur gjurmët e Eminem dhe Prince duke u bërë një nga të paktë artistë që kanë kryesuar njëkohësisht toplistat e këngëve./21Media

Back to top button