Hasani: Diskutimet për Presidentin janë legjitime

Në pritje të takimit Kurti-Mustafa

Takimet e deritanishme për arritjen e koalicionit qeverisës ndërmjet Vetëvendosjes si parti e parë në zgjedhjet e 6 tetorit dhe LDK-së si parti e dytë kanë përfunduar pa asnjë marrëveshje.

Krerët e dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa duket se nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët sa i përket postit të presidentit.

Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, në emision “Click” të RTV21 ka thënë se diskutimet për Presidentin politikisht janë krejtësisht legjitime, shkruan rtv21.tv

“Diskutimet për Presidentin politikisht janë krejtësisht legjitime meqenëse ai zgjedhet në mënyrë indirekte përkatësisht zgjedhet nga përfaqësuesit e përfaqësuesve të sovranit”, ka thënë Hasani.

Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit e ka bërë më 27 nëntor./21Media

Back to top button