Kaloni te përmbajtja kryesore

Hasani: PDK nuk ka votë për Vjosa Osmanin presidente

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Nait Hasani, në emisionin “Horizonti i mesditës” në rtv21 tha se  deputetët e këtij subjekti politik nuk kanë votë për Vjosa Osmanin edhe për një mandat si presidente. Sipas tij, presidentja Osmani gjatë mandatit të saj pesë vjeçar ka treguar anshmëri duke e mbështetur politikat e një partie.

‘’Nuk besoj se një deputet i PDK-së ka votë që mund t’ia jep Vjosa Osmanit për presidente. Ai që ia jep votën dhe pajtohen me një rrethanë të tillë politike tregon papërgjegjësi politike dhe tregon që nuk është ajo që do ta shtyjë një proces përpara për ndërtimin e shtetit.’’, tha Hasani. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button