Hasani: Sa më shumë që shtyhet Asociacioni, aq më shumë afrohemi kah formimi i Republikës Serbe

(Lajm i përditësuar)

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani u shpreh se sa më shumë që shtyhet formimi i Asociacionit, aq më shumë afrohemi drejt formimit të Republikës Serbe.

“Sa ma shumë të shtyhet çështja e asociacionit aq ma shumë bolldiratet Republika Srpska në Kosovë, aq më shumë afrohesh kah formimi i Republikës Srpska”, tha ai për “Click” në RTV21.

Hasani: Draft-statuti i ekipit menaxhues që e shkarkoi Kurti, është i vlefshëm

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani u shpreh se draft-statuti i ekipit menaxhues që u prezantua në Bruksel është valid, ani pse u shkarkua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Po është valid. Po si nuk diskutohet, se ai e ka formuar një organ i cili është themeluar mbi bazën e marrëveshjës inekzistuese”, tha ai duke theksuar se dokumenti ka mbetur dhe nuk mund të shkarkohët njëanëshëm.

“Ky dokument që e ka propozu z.Kurti nuk mundet me qenë bazë për diskutim, e vetme ai është. Ky mundet me këto baza me plotësu atë, nëse pajtohen palët. Por, vetë nuk bëhet”, tha Hasani për “Click” në RTV21.

Hasani u shpreh se në fund ky draft-statut duhet të rikthehet në Gjykatë Kushtetuese para se të dekretohet./21Media

Back to top button