Hasani: Është e sigurt se komunat në veri s’mund të funksionojnë me kryetarë shqiptarë

(Lajm i përditësuar)

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani tha se është e sigurt se komunat në veri nuk mund të funksionojnë me kryetarë shqiptarë.

Ai në emisionin “Click” në RTV21 këtë të enjte tha se popullsia shumicë është kthyer në sistem paralel.

“Për me shku me arsyetim juridik, nuk është dashtë me ardhë deri këtu. Tash është problem politik dhe kjo e ka pasojën tjetër. Dhe çka po ndodhë tani këtu? A po e shihni efektivisht popullsia shumicë ka ardhë në sistem paralel, jo ata. Kryetarët e Komunave tash që janë zgjedhë operojnë prej shpijave të tyre, se s’guxojnë me shku atje”, tha Hasani duke shtuar se me këtë është demostru pafuqia e shtetit.

 

Hasani për zgjedhjet në veri: Shtrirja e sovranitetit me dhunë-mungesë sovraniteti

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se shtrirja e sovranitetit me dhunë është mungesë sovraniteti.

“Kur shtrirja e sovranitetit shoqërohet me dhunë dhe me delegjitimim të vullnetit politik të njësive politike lokale siç ka qenë rasti, është mungesë e sovranitietit”, ka thënë Hasani për “Click” në RTV21.

Ai tutje tha kritikoi Qeverinë pasi që sipas tij qytetarët i futi “në lojë” dhe po iu thotë nuk jeni udhëheqës “përnime”./21Media

Back to top button