Haskuka fton qytetarët të dalin masovikisht të votojnë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin masovikisht për ta shfrytëzuar të drejtën e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Pasi ka votuar në shkollën teknike “11 Marsi” në Prizren, Haskuka, i cili është edhe kryetar aktual, ka deklaruar se i tërë procesi deri më tani po shkon në rregull.
“Sapo votova. Një ditë për katër vjet dhe qytetarët duhet të votojnë. Vota është besim i qytetarëve për punën e bërë dhe punët që presin. Shpresoj që çdo qytetarë duhet të përdor të drejtë për të votuar. Çdo gjë është duke shkuar mirë, koha është e mirë. Prandaj ftoj gjithë qytetarët të dalin masovikisht të votojnë”, ka thënë ai.
Kundërkandidat i Haskukës në këto zgjedhje është Shaqir Totaj i PDK-së.

Back to top button