Hyseni u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se është me rëndësi që gjatë ditës së sotme dalja për votim të jetë masive.
Ai i shoqëruar me bashkëshorten e tij ka votuar në shkollën “Abaz Ajeti”.
“Është ende mëngjes dhe kam shfrytëzuar të drejtën dhe kohën të ushtrojë të drejtën kushtetuese dhe ligjore të votojë. Në këtë rast bëjë apel tek të gjitha qytetarët e Gjilanit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese në mënyrë që të jenë pjesë e procesit të votimit për të ndikuar, ndryshuar apo shprehur mendimin dhe bindjen e tyre politike”, ka thënë Hyseni.
Sipas tij, mëngjesin e sotëm nuk ka pasur parregullsi gjatë procesit zgjedhor.
Në Gjilan garohet mes Alban Hysenit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lutfi Hazirit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Të drejtë vote kanë mbi 100 mijë qytetarë në 34 qendra votimi.

Back to top button