Haxhiu bën thirrje që të ndërpritet greva e punëtorëve të administratës në institucionet e drejtësisë

 
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, iu ka bërë thirrje punëtorëve të administratës së institucioneve të drejtësisë që të ndërpresin grevën.
Këto deklarata ministrja Haxhiu i dha në tryezën e organizuar nga Demokraci Plus me temë “Përmirësimi i zbatimit të drejtësisë procedural në gjykatat themelore të Kosovës: sfidat dhe mundësitë”.
“Si ministre e Drejtësisë i bëj thirrje stafit të institucioneve të drejtësisë që të ndërpresë grevën për faktin se ne jemi duke punuar që t’i realizojmë kërkesat që kanë, ne jemi duke punuar edhe në Projektligjin për paga edhe në Projektligjin për administratën e sistemit të drejtësisë. Dhe nuk ka arsye për momentin që të hyhet në grevë sepse kështu po e vuajnë qytetarët të cilët kanë shumë nevoja dhe ato nevoja nuk po mund t’i realizojnë për shkak të grevës. Asnjëherë nuk them që greva nuk është e drejtë, janë në të drejtën e tyre demokratike por për sa kohë institucionet e Kosovës po adresojnë kërkesat që ata i kanë konsideroj që greva duhet të ndërpritet”, ka thënë ajo./21Media

Back to top button